Qeveria shqiptare luftë terrorizmit
Ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Al Nahyan kërkoi angazhim që të parandalohet fenomeni i dërgimit të personave për të luftuar në Siri. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin Ditmir Bushati, ministri arab theksoi se të gjitha vendet duhet të bashkohen për të sensibilizuar të rinjtë të mos bëhen pjesë e këtij fenomeni.

“Nxitja e një fenomeni të tillë është krejtësisht e gabuar. Vetë populli sirian kërkon që luftëtarët e huaj të dalin nga territori i Sirisë. Është mëse e nevojshme që të parandalohet fenomeni të dërgimit të personave për të luftuar në Siri dhe të angazhohemi të gjithë së bashku që rinia të mos bjerë pre, të luftojmë nga ana ideoligjike këtë fenomen të tillë. Është mëse e nevojshme që të gjithë të kenë një pjesë konkrete në sensibilizimin e opinionit publik. Fatkeqësisht gjejmë në këtë kohë ekzistencën e disa shteteve që nxisin dhe promovojmë dërgimin dhe infiltrimin në organizatat ekstremiste” tha ai.

Ndërsa ministri Bushati u shpreh se qeveria shqiptare është e vendosur për të luftuar terrorizmin.


“Ne diskutuam sot edhe për këto fenomene dhe për një politikë sa më izoluese ndaj shteteve të caktuara apo ndaj segementeve periferike të botës të cilat nxisin terrorizmin. Qeveria shqiptare ka dëshmuar një vullnet të qartë politik për ta luft uar këtë fenomen. Aleanca jonë me partnerin tonë strategjik SHBA-në, anëtarësimi në NATO na obligon që ta luftojmë në mënyrë të pamëshirshme këtë fenomen. Fakti që kjo celulë është zbuluar tregon për shkallën e nivelit të lartë të policisë së shtetit dhe unë gjer rastin të falenderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion jashtëzakonisht të ndërlikuar” tha Bushati ./albeu.com/
Shtuar më 13/03/2014, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori