Qeveria shqiptare firmos kontratën me firmën Bechtel-Enka, Rrëshen-Kalimash, gati në qershor 2009
Albeu.com
Pas shumë vitesh diskutime dhe premtime më në fund është hedhur një hap konkret në ndërtimin e rrugës Durrës-Mironë. Qeveria shqiptare ka nënshkruar kontratën me kompaninë që fitoi tenderin për këtë rrugë. Kështu kompania Amerikane Bechtel në bashkëpumin me një nga kompanitë më të mëdha në fushën e ndërtimit në Turqi Enka do të ndërtojnë segmentin Rrëshen-Kalimash deri në qershor të vitit 2009.Nënshkrimi i kësaj kontrate vjen pas një tenderi të hapur ndërkombëtar dhe negociatave me kompaninë, e cila u përzgjodh nga një komision ndërkombëtar vlerësimi.Projekti është vlerësuar nga konsulenca ndërkombëtare si njeë projekt me fizibilitet ekonomik i cili do të reduktojë në mënyrë të ndjeshme kohën e udhëtimit në segmentin Durrës – Morinë, nga një mesatare prej 6 orësh e 10 minutash në një mesatare prej 2 oresh.Ky projekt i cili lidh Shqiperinë me Kosovën, Maqedoninë, SerbineëJugore dhe rrjetin Trans-Europian të rrugëve, do të përmirësoje situatën ekonomike të zonave nga kalon, ky segment përbën dhe pjesën më të vështirë të kësaj rruge. Për këtë arsye dhe kostoja do të jetë e konsiderueshme. Projekti parashikon ndërtimin një autostrade me 4 korsi për një gjatësi prej 57 kilometrash dhe një tuneli me gjatësi 6 km, i cili do të jetë nje nga tunelet më të gjatë në rajonin e Ballkanit. Pas përfundimit të punimeve është parashikuar që ky segment rrugor të jetë I përshtatshëm për tu përshkuar me një shpejtësi mesatare100 – 120 km/ore.Vlera e këtij projekti është parashikuar të jetë 418 milion Euro dhe do të financohet nga fondet e Qeverisë Shqiptare në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë. start
Shtuar më 07/10/2006, ora 13:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori