Qeveria shqiptare është e korruptuar? Ngjela vë në siklet Petro Koçin
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës. Ai tha në “Open” se gjëja që e ka shqetësuar është se krimi po fiton betejën me shtetin.

Sipas tij, policia shqiptare nuk është në nivelin e krimit, pasi krimi është përpara. Kjo lidhet ngushtësisht me të ardhurat, ku për të, para ka krimi. Një tjetër arsye po madhore, për Ngjelën, është korrupsioni shqiptar.

“Një gjë duhet të kemi parasysh! Pyetja që bëhet është kjo: cila është arsyeja që këto vende trafikantësh kanë zgjedhur Shqipërinë për të bërë tranzit? Ngaqë janë të sigurt? Janë për dy arsye: E para, policia kriminale shqiptare nuk është në nivelin e krimit, krimi është përpara.

Pse është mbrapa? Nuk ka para. Para ka krimi. Po aspekti i dytë? Është korrupsioni shqiptar, i cili spikat. Arrestohen dhe lirohen, ose nuk ndiqen fare. Pse? Atëherë hyn korrupsioni në mes. Qoftë shërbimet e fshehta, dyshoj se janë të implikuara, ose të paktën heshtin.

Arsyeja e tretë: Kjo paaftësi e kësaj policie kriminale nuk vjen vetëm nga mungesa e parasë dhe korrupsioni. Gjëja që më ka shqetësuar është kjo. Unë në një program, pata deklaruar se jemi në pikën se kush do e fitojë luftën në Shqipëri, krimi apo shteti? Shenjat janë që po e fiton krimi”.

Ngjela ka vënë në siklet Zv.ministrin e Mbrojtjes, Petro Koçin, teksa e ka pyetur nëse është qeveria shqiptare e korruptuar. Ndodhur ngushtë, Petro Koçi ka hezituar që të përgjigjej.
Shtuar më 30/01/2020, ora 23:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori