Qeveria shqiptare: Asnje minister nuk eshte perfshire ne transfertat e parave
Pëlqej
Albeu.com
Qeveria shqiptare ka reaguar sot pas skandalit te publikuar ne shtyp, sipas te cilit, disa zyrtare te saj dhe te parlamentit jane perfshire ne transfertat e parave te fajdeve. Zedhenesi i qeverise Aldrin Dalipi, deklaroi sot se asnje minister i qeverise shqiptare nuk eshte perfshire ne transfertat e parave te skemave piramidale. Sipas Dalipit ceshtja nxitet nga segmente te caktuara qe gjallojne me parate e piramidave duke theksuar se ata duhet ta kene te qarte te mos shpresojne ne asnje rast rikthimin e krizes ne dem te qytetareve. Zedhenesi i qeverise deklaroi se pergjegjesine publike per kete krize jo vetem financiare, e ka marrre persiper nje person, zyrtari me i larte i vendit ne ate kohe, i cili dihet se kush eshte.
Shtuar më 18/03/2005, ora 22:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori