Qeveria shet pasuritë e firmave piramidale nën vlerën e tregut
Qeveria në ikje vijon shitjen e pronave publike mes të cilave edhe ish-pronat e firmave piramidale të sekuestruara nga shteti. Sipas Gazetes Shqiptare këto ditë pritet të zhvillohen disa ankande për shitjen e tyre ndërsa ajo që të bie në sy është vlera mjaft e ulët e shitjes së këtyre pronave.

Kështu, apartamenti i fondacionit Xhaferri do të shitet për 569 mijë lekë, kurse hoteli i VEFA-s kushton vetëm 341 mijë lekë. Hoteli gjendet në Gjerbës të Skraparit dhe ka një sipërfaqe prej 240 metrash.

Në ankandet e muajit gusht do të shiten edhe disa objekte ushtarake. 14 objektet që hidhen në ankand
Kompani KA, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, Çajup, Gjirokastër, 3 988 718 lekë
-Depo (të ish-Kooperativës Bujqësore në Donofrose), Berat, 9 876 980 lekë
Magazinë 3 kt (227), në administrim të Ndërmarrjes së Prodhimit të Çeliqeve, Elbasan, 34 790 809 lekë
Apartament në Belsh, Qendër, Elbasan, në pronësi të fondacionit “Demokracia Popullore Xhaferri”, 569 124 lekë
Salla e Komandës Urë e vjetër (Uzina 211), në administrim të Uzinës së Plehrave Azotike, Fier, 5 213 640 lekë
Prona 213, me emërtimin “Ofiçinë Divizioni”, Shkozet-Durrës, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, 5 213 640 lekë
-Ish-Posta Kufitare Qafë-Thanë, në administrim të Ministrisë së Brendshme, 16 368 644 lekë
Ish-Laborator Veterinar, Tepelenë, në administrim të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Gjirokastër, 1 940 633 lekë
“PQV, Reparti Ushtarak i Ndërlidhjes 8650/1”, fshati Guri i Gomarës, Lushnjë, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, 4 888 974 lekë
Bar-Hotel, fshati Gjerbës Skrapar, në pronësi të shoqërisë “VEFA” Sh.p.k, 341 280 lekë
Kapanon Nr.1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9, Lagjja nr.1 Varosh, Krujë, në administrim të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, 2 779 018 lekë
“Fabrikë luledielli” dhe “Depo luledielli”, Vllahat, Delvinë, në administrim të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Vlorë, 29 073 355 lekë
Klinikë Stomatologjike, Shkozë, Tiranë, në administrim të Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Tiranë, 3 980 229 lekë
Ambulancë, lagjja “1 Maji”, Fier, në administrim të Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë, 1 234 800 lekë. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2013, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori