Qeveria rrit pagen minimale: 11.800 leke ne muaj, pagesa fillon qe nga 1 gushti 2005
Pëlqej
Albeu.com
Duke filluar nga data 1 gusht 2005 ne Republiken e Shqiperise nuk mund te kete paga me te ulta se 11.800 leke ne muaj. Deri tani, paga minimale ka qene 10.800 leke ne muaj, qe do te thote se ajo do te pesoje keshtu nje rritje prej 9.3 perqind.Keshilli i Ministrave miratoi dje ne mbledhjen e tij te rradhes vendimin "Per caktimin e pages minimale ne shkalle vendi". Kjo page minimale do te jete e detyrueshme per t'u zbatuar nga cdo person juridik e fizik, vendas dhe i huaj. Efekti financiar i kesaj rritjeje eshte 13.6 milione leke ne muaj per institucionet buxhetore. Mbi kete page do te llogariten edhe shtesat per orarin ne pune e shtesa te tjera. Ky vendim do te kete efekt te madh edhe ne kontributet e sigurimeve shoqerore per kete kategori, por efektin me te madh e ka ne sektorin privat, mbi te cilin pritet te ushtrohet kontroll me i rrepte per zbatimin e tij. Ne vitin 2002 paga minimale ishte 9.4 mije leke, ne 2003 ishte rreth 10 mije, ndersa ne 25 qershor te vitit te shkuar u mor vendimi qe paga minimale te behej 10.8 mije leke. Me kete rritje, niveli i pages minimale eshte mbi treguesit e minimumit jetik per te punesuarit. Kjo mase pason nje rritje te ndjeshme ne fushen e pensioneve. Ne fund te muajit te kaluar Keshilli i Ministrave vendosi qe, duke filluar nga 1 qershori 2005, te gjitha llojet e pensioneve te pleqerise, shtesat mbi pension dhe trajtimet e vecanta per ish-ushtaraket, minatoret, veteranet dhe kategori te aferta me ta rriten ne masen 8 dhe 15%. Vendimi lidhet me objektivin e programuar te rritjes se pensioneve per te gjitha kategorite sociale, ne mbeshtetje te procesit te rritjes se rolit social te shtetit. Kryeministri Nano tehskoi me kete rast se Qeveria e konsideron kete politike si nje garanci per harmonine, ekuilibrin dhe zhvillimin normal e human te shoqerise. GSH
Shtuar më 24/06/2005, ora 19:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori