Qeveria regon pas raportit te departamentit amerikan te shtetit, fillon pergatitja e ligjit kunder pastrimit te parave
Pëlqej
Albeu.com
TIRANE - Qeveria eshte duke pergatitur gjithe legjislacionin e duhur per pastrimin e parave te pista.TIRANE - Qeveria eshte duke pergatitur gjithe legjislacionin e duhur per pastrimin e parave te pista. Reagimi nga instancat me te larta te shtetit vjen menjehere pas raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, ku vendi yne eshte cilesuar si nje nder vendet ku gjejne terren elementet per pastrimin e parave te pista. Per Ministrin e Financave Arben Malaj, nje pjese e mire e legjislacionit ne kete fushe ka ndryshuar. "Jemi duke e pare me prioritet kete ceshtje. Mendoj se kemi akoma per te bere ne drejtim te marrjes se masave konkrete dhe vendosjen e nje kontrolli te imtesishem se cilat do te jene objektet qe kontrollohen dhe cilat jo. I gjithe ky proces, do te integrohet edhe me ligjin per luften kunder krimit te organizuar qe u miratua nga Kuvendi vitin e kaluar, i cili nuk do te mbetet thjesht ne llogjiken e ligjit antimafia", deklaroi dje per Gazeten Shqiptare Ministri i Financave Arben Malaj. Shume shpejt ne kete funksion, edhe ne baze te ristrukturimeve qe jane bere ne strukturen e Ministrise se Financave do te vihet ne funksionim te plote edhe Drejtoria e Pergjithshme e Luftes kunder Pastrimit te Parave, e cila do te kete kompetenca mjaft te gjera. Legjislacioni i ri qe pritet te rishikohet ne kete fushe, do te ndalet nder te tjera edhe ne elementin e perzgjedhjes se kontrollit te objekteve te ndryshme, pra kush do te jene ato objekte te ndertuara me para te pista, dhe si do te jene mekanizmat qe do te rregullojne gjithe kete proces. Pritet qe masat e reja ligjore qe do te ndermarre qeveria per kete proces, te kene edhe impaktin e tyre tek shume nga njerezit qe parate i kane investuar ne objekte te ndryshme. Behet fjale per investime te medha, te cilat nuk kane qene objekt i nje veprimtarie te ndershem. Por per autoritetet shqiptare nuk do te kete nje ndarje me "thike" te parave qe rrjedhin nga krimi i organizuar dhe parave te pista. Sepse edhe pastrimi i parave vjen nga keto aktivitete. Nderkaq, nje gje e tille hedh poshte nje debat te nenzeshem te perfolur kohe pas kohe per nje "amnisti fiskale". Raporti i SHBA Nje raport i Departamentit Amerikan te Shtetit veren se shteti shqiptar nuk eshte ne gjendje te beje bllokimin e parave te pista te cilat qarkullojne ne vend. Po sipas ketij raporti Shqiperia konsiderohet si nje vend tranzit per trafikimin e lendeve narkotike si dhe trafikun e qenieve njerezore. Nje tjeter pike e kritikuar ngelet edhe sistemi fiskal si dhe falsifikimi i parave. "Nje nga rruget me te cilat behet pastrimi i parave, jane projektet e zhvillimit te biznesit dhe blerja e pasurive te paluajtshme", theksohet ne raport dhe per kete sugjerohet ngritja e nje legjislacioni kunder pastrimit te parave.

V. Bajrami
Shtuar më 23/03/2005, ora 16:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori