Kryeministri Rama prezanton në Kuvend programin qeverisës
Update- Kryeministri i ri Edi Rama pritet të prezantojë në Kuvend programin e qeverisë së tij. Seanca plenare e parashikuar mëngjesin e sotëm është shtyrë për në orën 18:00, në një përpjekje për ti dhënë më shumë kohë opozitës për të shqyrtuar programin.

Një ditë më parë koalicioni i majtë në pushtet publikoi programin, i cili pritet t’i nënshtrohet sot debatit në Parlament për t’i hapur më pas rrugën votimit të kabinetit të ardhshëm qeveritar të kryesuar nga z. Rama. Programi, i ndërtuar mbi pesë kapituj, nis me integrimin europian, rolin e Shqipërisë në Ballkan, sigurinë dhe shtetin e së drejtës për të vijuar me zhvillimin ekonomik dhe shërbimet publike.


10:46 -Kryeministri i ri Edi Rama i kanë dhënë edhe 7 orë kohë opozitës për të shqyrtuar programin përpara se ta prezantojë atë në Kuvendin e Shqipërisë.

Seanca plenare e Kuvendit e cila ishte planifikuar të zhvillohej në orën 11:00 është shtyrë për në orën 18:00 pas takimit që kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar me kreret e grupeve parlamentare.


09:36 -Programi qverisës i kabinetit Rama do të prezantohet sot në Kuvend. Në seancën e orës 11:00, kryeministri Edi Rama do të prezantojë programin që kabineti i tij qeveritar do ta udhëheqë vendin për 4 vitet e ardhshme.


Një ditë më parë programi i është shpërndarë dje deputetëve. Ai ka në fokus të tij, integrimin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, punësimin, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, financat publike etj. Programi i cili do të qeverisë vendin, i përbërë prej 80 faqesh është i bazuar në 3 shtylla: Liri, Përgjegjësi, Solidaritet. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 18:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori