Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj njoftoi sot se Qeveria mori vendim për të ndryshuar ligjin për të përndjekurit politikë. Sipas tij baza kryesore e ndryshimeve në ligj ka të bëjë me ndryshimin e rendit të pagesave për të përndjekurit.
"Ju e dini fare mirë që
ligji parashikon ndarjen në 8-të këste, por 8-të këste ndaheshin sipas dosjeve dhe jo detyrimisht sipas individëve, çka nënkupton që rreth 80 % e dosjeve u jepeshin pagesa njerëzve që nuk jetojnë më, që do të thotë se pagesat bëheshin për trashëgimtarët e tyre.
Ligji e përmbys këtë raport, 70 % e pagesave do të bëhet për ata persona të cilët janë vetë gjallë dhe vetë kanë bërë burgu, ose kanë status të përndjekuri, dhe vetëm 30 % e pagesave vjetore, nga buxheti vjetor, do të bëhet për ata që janë familjarë, ose ndryshe quhen trashëgimtarë." u shpreh Veliaj.
Ministri Veliaj njoftoi se qeveria synon që ky ligj të kalojë sa më shpejt në Parlament, që të nisë sa më parë derdhja e pagesave brenda këtij viti.
Ja renditja e përfituesve:
- Prioritetin e parë e kanë ish të dënuarat
politike femra, që jetojnë në
momentin e dhënies së pagesës dhe hyrjes në fuqi të këtij
ligji;
- Vazhdon me ish të dënuarit politikë që jetojnë në
momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç, në
momentin e miratimit të këtij
ligji;
- Ish të dënuarit politikë të cilët vuajnë sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm;
- Ish të dënuarit politikë që jetojnë në
momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht moshës kanë pasardhës të radhës së parë, fëmijë, në moshë të mitur në
momentin e hyrjes në fuqi të këtij
ligji;
- Ish të dënuar politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur në
momentin e hyrjes në fuqi të këtij
ligji;
- Ish të dënuarit politikë që jetojnë në
momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë edhe nën 75 vjeç, në
momentin e miratimit të këtij
ligji. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2014,
ora 18:11