Qeveria pritet te percaktoje planet e prioritetet per periudhen 2006-2009
Pëlqej
Albeu.com
PRISHTINE - Ne takimin e ardhshem te Qeverise, pritet te percaktohen prioritetet per periudhen 2006-2009.PRISHTINE - Ne takimin e ardhshem te Qeverise, pritet te percaktohen prioritetet per periudhen 2006-2009. "Mbi bazen e ketyre prioriteteve do te pergatiteshin edhe kerkesat e ministrive"- shprehetdrejtori i buxhetit Agim Krasniqi. "Ne takimin tjeter pritet qe te percaktohen prioritetet kryesore te qeverise per shkak te nje faze qe eshte pak me ndryshe se proceset e rregullta. Do te percaktohen prioritetet qe kane te bejne me standardet, me pjese te legjislacionit edhe disa elemente tjera; mund te jene infrastruktura, arsimi apo dicka tjeter, por duhet te specifikohen se si do te ecet, jo vetem te thuhet prioritete, por do te specifikohen gjerat se si do te rrjedhin", deklaroi Agim Krasniqi. Ai nuk percaktori se cfare ndryshimesh mund te priten ne buxhet gjate viteve te ardhshme, duke e pritur takimin e radhes gjate javes se ardhshme. Sikurse edhe ushtruesi i detyres se kryeministrit, Adem Salihaj, i cili deklaroi dje se nuk kane kurrfare sugjerimi apo imponimi nga ana e Fondit Monetar Nderkombetar, edhe drejtori i buxhetit Agim Krasniqi, thote se nuk behet fjale per presione, por per nje lloj te "bashkepunimit te mire". Qellimi i FMN-se, sipas Krasniqit, eshte te mos behet ndonje hap i pamenduar, i cili do te mund te sjelle probleme ne periudhen afatmesme.
Shtuar më 21/03/2005, ora 21:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori