Qeveria pranon kërkesën e opozitës për shenjat e gishtërinjve
Sa i përket dekriminalizimit, në shumicë është pranuar kërkesa e PD për shenjat e gishtave. "Shumica ka pranuar kërkesën e opozitës, për futjen e shenjave të gishtërinjve në projektligjin për dekriminalizimin". Kështu bëri me dije sot kreu i Komisionit për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, i cili në një prononcim për mediat nënvizoi se me këtë hidhet një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e dekriminalizimit.

“Ky është një instrument që i shërben një qëllimi parësor, që pengon ata persona që kanë kryer krime e kanë ndërruar emrin të mos kandidojnë dhe të marrin pushtet. Propozimi ynë është racional e funksional dhe kemi rënë dakord që shenjat e gishtave të përdoren”, tha ai.

Sipas tij, ka edhe elemente të tjere që mund të konsiderohen tashmë të zgjidhura, por edhe çështje që mbetet ende pa marrë dakordësinë. “Mbetet testi i drogës dhe problemi i atyre personave që kanë llogari të hapura me drejtësinë e vendeve të tjera dhe më pas konkurrojnë dhe zgjidhen këtu, si edhe ka ndodhur”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2015, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori