Djali vrau nënën duke e mbytur me plastmas, mjeku: Nuk ishte agresiv, kishte thjeshtë çrregullim humori

Mjeku Kiço Stefanidhi është prononcuar për mediat këtë të shtunë sa i takon krimit të rëndë në familje që ndodhi në Përmet.

Mjeku u shpreh se autori Albi Muhollari nuk ishte agresiv kishte thjesht çrregullime humori. Ai mohoi të ketë pasur dokumentacionin ose informimin për gjendjen e tij shëndetësore.

“Për rastin konkret unë nuk e njoh fare sepse ai jeton në Amerikë. Skam pasur të dhëna, nga familjarët për ndonjë problem.

Është vlerësuar nga ne me komunikim dhe kujdesin e duhur me arsyetim të qëndrueshëm dhe s’kishte shenjë agresiviteti, ka marrë qetësues dhe është nisur në shtëpi. Mund të ketë pasur çrregullime të humorit që janë shumë të zakonshme.

Unë nuk kisha asnjë të dhënë për të sepse ai jeton në Amerikë. Praktika e arsyeshme është që të sëmurët që janë dhe agresiv (që ky nuk ishte) nuk duhet transferuar në një spital tjetër. Nuk kishte asnjë shenjë agresiviteti. Vizita me mua ka ndodhur dy ditë para ngjarjeve.

Nëse mjekimi i tij ka filluar në Amerikë, që unë nuk di gjë, dokumentacion nuk ka atëherë mund të ishte parandaluar. Ne e vlerësuam rastin si të zakonshëm.

Për aq kohë sa ndenji këtu ne nuk kishim pse të insistonin për të marrë të dhëna të tjera për këtë sepse nuk na dhanë asnjë të dhënë që ai ka pasur probleme edhe në Amerikë.”- tha mjeku.


Shtuar 4.06.2023 17:13