Qeveria nuk tërhiqet! Nëse kapeni jashtë pa maskë, do të gjobiteni me 3 mijë lekë
Nga dita e enjte, cdo qytetar që kapet jashtë ambientit të shtëpisë së tij, pa maskë, do të gjobitet me 3 mijë lekë.
Mësohet se do të jetë policia bashkiake dhe ajo e rendit ata që do të vendosin masën administrative, ndërsa si agjent mbledhës i saj do të jetë OSHEE përmes faturës së energjisë elektrike.
Edhe ministrja Manastirliu, i ka mëshuar fort këtij rregulli, që duket se do të na shoqërojë për sa kohë edhe nuk ka një vaksinë, që do të frenonte përhapjen e koronavirusit.
Mbajtja e
maskës është e vetmja mundësi efikase, për të ulur infektimet.
Rikujtojmë se në vend kemi një rritje të ndjeshme të infektimeve, e cila vetëm sot kjo shifër shënonte 171 të prekur dhe 4 viktima. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2020,
ora 16:31