Qeveria nje komitet mbrojtjeje juridike ne mbeshtetje te Haradinajt ne Hage
Pëlqej
Albeu.com
PRISHTINE - Qeveria e Kosoves ka vendosur sot per formimin e nje Komiteti me te cilin do t'i ofrohet ish-kryeministrit Haradinaj mbrojtje juridike ne Gjykaten e Hages.PRISHTINE - Qeveria e Kosoves ka vendosur sot per formimin e nje Komiteti me te cilin do t'i ofrohet ish-kryeministrit Haradinaj mbrojtje juridike ne Gjykaten e Hages.
Ne mbledhjen e sotme te qeverise eshte vendosur formimi i nje Komiteti qe do te vepronte ne lirimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe mbrojtjen e tij ne liri. Ushtruesi i detyres se kryeministrit Adem Salihaj ka deklaruar se Qeveria e mbeshtet ne te gjitha format formimin e ketij komiteti duke mos perjashtuar mundesine e perfshirjes edhe te asociacioneve e eksperteve te ndryshem. Persa i perket ceshtjes se strategjise se qeverise per zgjidhjen e statusit te Kosoves, ushtruesi i detyres se kryeministrit te Kosoves Adem Salihaj ka deklaruar se ky proces eshte duke u lobuar nga personalitete te ndryshme boterore dhe njekohesisht edhe procesi i plotesimit te standardeve eshte prioritet i Qeverise. Ndersa persa i perket strategjise se Qeverise rreth avancimit te ceshtjes se statusit te Kosoves me faktoret nderkombetare Salihaj ka thene se eshte duke u punuar mjaft ne kete aspekt, mirepo perqendrimi i Qeverise eshte tek plotesimi i standardeve. Kabineti qeveritar gjithashtu ka shqyrtuar raportin e pare per zbatimin e Planit te Partneritetit Evropian, i cili eshte vleresuar i suksesshem. Me 3 maj do te mbahet takimi i Asociim Stabilizimit dhe qeveria mbeshtet procesin qe Kosova te jete e integruar ne Evrope. Ne kete takim eshte vendosur qe Qeveria te rrumbullkesoje procesin e planifikimin afatmesem te buxhetit te Kosoves per tre vjetet e ardhshem. Eshte diskutuar edhe rreth takimit te grupit punues per te pagjeturit qe eshte mbajtur ne Beograd dhe eshte vleresuar si hap i mire dhe se priten rezultate konkrete ne kthimin e te pagjeturve ne Kosove.
Shtuar më 22/03/2005, ora 20:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori