Qeveria nje komitet mbrojtjeje juridike ne mbeshtetje te Haradinajt ne Hage
Pëlqej
Albeu.com
PRISHTINE - Qeveria e Kosoves krijon komitet juridik per mbrojtjen e Ramush Haradinajt ne Hage.PRISHTINE - Qeveria e Kosoves krijon komitet juridik per mbrojtjen e Ramush Haradinajt ne Hage. Ish-kryeministri kosovar do te siguroje shume shpejt ndihme ligjore nga vendi i tij ne nje perpjekje per te provuar pafajesine. Qendra Informative e Kosoves njoftoi dje se vendimi eshte marre ne mbledhjen e qeverise. Komiteti do te punoje per lirimin e ish-kryeministrit dhe mbrojtjen e tij ne liri. Ushtruesi i detyres se kryeministrit Adem Salihaj ka deklaruar se eeveria mbeshtet ne te gjitha format formimin e ketij komiteti duke mos perjashtuar mundesine e perfshirjes edhe te shoqatave dhe eksperteve te ndryshem. Qeveria deklaroi gjithashtu se do te punoje per te siguruar deshmi ne favor te ish-kryeministrit. Haradinaj ndodhet prej disa ditesh ne gjykaten e Hages, pasi u akuzua nga kjo gjykate per krime lufte. Ai eshte shprehur i pafajshem lidhur me akuzat dhe seancat gjyqesore ndaj tij do te nisin ne javet e ardhshme. Nderkohe, qeveria e Kosoves, e cila ka mbetur tashme ka kryeminister ka miratuar edhe nje strategji per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Ushtruesi i detyres se kryeministrit, Adem Salihaj ka deklaruar se ky proces eshte duke u mbeshtetur nga personalitete te ndryshme boterore dhe njekohesisht po punohet edhe per procesin e plotesimit te standardeve. Puna e qeverise ne kete drejtim eshte mbeshtetur dje edhe nga Ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter Shtruk, i cili ka shprehur vleresimin per situaten aktuale ne Kosove dhe evitimin e incidenteve pas dorezimit te Haradinajt ne Gjykaten e Hages. Shtruk theksoi se Gjermani do te mbeshtese diskutimet per statusin e Kosoves dhe trupat gjermane te KFOR-it nuk do te largohen nga Kosova deri ne zgjidhjen e ceshtjes. Ministri gjerman u takua me presidentin e Kosoves, Ibrahim Rugova si dhe me zyrtaret e tjere te larte te cileve u shprehu mbeshtetjen e vendit te tij per zgjidhjen e nje prej ceshtjeve me te nderlikuara ne Ballkan.
Shtuar më 23/03/2005, ora 16:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori