Këshilli i Ministrave ka ngritur dje Task-Forcën për
mbrojtjen e
territorit, e cila do të drejtohet nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Ky vendim ka për qëllim krijimin, përcaktimin e përbërjes, të kompetencave dhe të mënyrës së funksionimit të Task -Forcës për
Mbrojtjen e
Territorit, si një organizëm në nivel kombëtar, në kuadër të
marrjes së masave të menjëhershme për rehabilitimin dhe
mbrojtjen mjedisore të
territorit, nën drejtimin e ministrit të Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013,
ora 10:22