Shqipëria nën ujë! Trafiku dhe përmbytjet shkaktojnë kaos në Tiranë (VIDEO)

Shqipëria është zgjuar sot nën pushtetin e shiut dhe përmbytjeve. Por situata në Tiranë për disa orë shi, është bërë kaotike. Shkak janë bërë shirat e dendur dhe trafiku i rënduar duke e kthyer mëngjesin në makth për qytetarët të cilët nxitojnë për punë, shkollë dhe veprimtari të ndryshme personale.

Në pamjet e mëposhtme shihet se si rrugët e kryeqytetit janë bllokuar nga radha e gjatë e mjeteve që presin të kalojnë semaforët. Kjo situatë është e rënduar në shumë prej kryqëzimeve të Tiranës, ndërkohë që rrugët janë përmbytur nga shiu.

Problematike është situata në zonat më të populluara të Tiranës, kryesisht në Don Bosko dhe në Astir.

 

Moti sot:

Sipas MeteoAlb, në vendin tonë vijon ndikimi i tre qendrave të fuqishme ciklonare, që fillimisht kanë kaluar në Itali. Më pas, gradualisht kanë ardhur në vendin tonë. Që në orët e para të mëngjesit kanë nisur rrebeshet e shiut, kështu që mos harroni çadrën kur të dilni.

Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe herë pas here lokalisht intensiv. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C. Era do të fryjë e forte me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor–Juglindor duke sjelle në brigjet e detare dallgëzim mbi 6 ballë.

 

 

 


Shtuar 7.10.2021 09:32