Qeveria miraton projektligjin për ndryshimet në Kodin Rrugor
Pëlqej
Qeveria miratoi sot projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të përmirësimit të gjendjes së sigurisë rrugore.

Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës njofton se ndryshimetKodin rrugor përfshijnë dhjetëfishin e gjobave ndaj kundravajtësve.

“Dëmtimet, shkarravitjet apo çdo shënimi në sinjalistikën rrugore ka rezultuar të ketë ndikim direkt në sigurinë rrugore, prandaj ndryshimet e miratuara nga Qeveria të Kodit Rrugor përfshijnë dhjetëfishimin gjobave ndaj kundravajtësve dhe detyrim për sjelljen në gjendjen e mëparshme të gjendjes së rrugës. Krijimi i zonave të shërbimit të paautorizuara me akses në rrjetin rrugor dhe lidhjet hyrëse dhe dalëse të paautorizuara në objekte apo territore që lidhen me sistemin rrugor, kanë qenë një nga burimet kryesore të aksidenteve në rrugë, prandaj edhe masat administrative me gjobë do të 10-fishohet për kundravajtësit e kësaj natyre”.

Ndërsa me gjoba 4-fish do të ndëshkohen ata që vendosin reklama apo njoftime të paautorizuara në perimetrin e rrugës.

“Një nga shqetësimet me pasoja për drejtuesit e mjeteve janë vendosja e çdo lloj reklame apo njoftimi të paautorizuar në perimetrin rrugor, veprim i cili me ndryshimetKodin Rrugor do të ndëshkohet më gjoba katërfish të atyre aktuale. Për më tepër subjektet apo individët kundravajtës do të detyrohen të paguajnë dëmet e shkaktuara të infrastrukturës rrugore”.

Gjithashtu, ndryshime të tjera të rëndësishme në Kodin Rrugor do të ketë edhe me marrjen e lejes së drejtimit, ku do të kërkohen kontrolle shëndetësore dhe psikike për kandidatët që do pajisën me leje drejtimi. Një tjetër pikë e rëndësishme në Kod do të jetë edhe detyrimi për drejtuesit që të pajisin mjetet me ndenjëse të posaçme për transportin e fëmijëve deri në 12 vjeç.
Shtuar më 27/08/2014, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori