Qeveria miraton projektbuxhetin per vitin 2009
Pëlqej
Albeu.com
Qeveria shqiptarë ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2009, vit ky që do të jetë elektoral. Buxheti i cilësuar si më i madhi në historinë e Shqipërisë, arrin deri në miliardë dollarë, që do të thotë një miliardë dollarë më shumë se një vit më parë.Shefi i ekzekutivit u shpreh gjatë mbledhjes së qeverisë ku dhe u miratuar projekti, se qeveria e djathtë do tu përmbahet premtimeve të saj deri në zgjedhjet e ardhshme. Investime të mëdha sipas tij do të ketë në infrastrukturë, ku si projekt tepër i rëndësishëm duket ai i përfundimit të rrugës Morinë-Durrës.

Të tjera investime sipas kreut të qeverisë do të nisin edhe gjatë muajve të parë të vitit 2009. “Ky buxhet do t’i garantojë Shqipërisë investime të mëdha publike si: -përfundimin e rrugës Morinë-Durrës, veprën e shekullit për Shqipërinë; -përfundimin e rrugës së Bregut; -përparimin në ndërtimin e autostradës Levan-Vlorë; -avancimin e punimeve në rrugën Levan-Tepelenë; -avancimin e madh të punimeve në rrugën Konispol –Sarandë; - fillimin e punimeve të autostradës Qafë Plloçë- Qukës; -përfundimin e punimeve të autostradës Milot – Fushë Krujë, më katër korsi, si pjesë e aksit Durrës-Morinë; -fillimin e punimeve dhe avancimin e tyre në aksin Shkodër- Hani i Hotit; -fillimin e punimeve për rrugën Bogë-Theth; -vazhdimin e punimeve në rrugën e Arbrit në segmentin Bulqizë- Klos, por me përfundimin e projektit do të nisë dhe segmenti Tiranë- Shkallë e Tujanit- Klos; -vazhdimin e punimeve Stërblevë- Peshkopi, Peshkopi - Kala e Dodës, Kukës –Kala e Dodës, Kanë- Krumë, Krumë –Kukës; -përfundimin e punimeve Korçë- Prespë; Elbasan-Gjinar; -fillimin dhe vazhdimin e punimeve të njëmbëdhjetë rrugëve në njëmbëdhjetë qarqet e vendit” tha ai.

Më tej, Kryeministri nënvizoi se buxheti i vitit 2009 do të përqendrohet dhe në investime të tjera të mëdha si ndërtimi i ujësjellësve, kanalizimeve, shkollave, përfundimin e spitaleve që janë në ndërtim, etj. (start)
Shtuar më 01/11/2008, ora 16:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori