Berisha: Plagosja e Fatos Tushes pasi u prishën pazaret me ish-shoferin

Me 31 dhjetor, kur njerëzit po përgatiteshin të festonin, kryebashkiaku i Lushnjës u dërgua në spital pas një sulmi në zyrë me granatë.

Për këtë ngjarje, ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar mbrëmjen e sotme në faqen e tij të ‘Facebook’-ut dy denoncime të qytetarëve dixhitalë.

Qytetarët i shkruajnë Berishës se Fatos Tushe është i lidhur me krimin, ndërsa flasin edhe për pazare mes tij dhe ish-shoferit Gëzim Saraçi, i cili është shpallur në kërkim për ngjarjen e datës 31 dhjetor.

DENONCIMET TEK BERISHA

Akuzohet kryetari i Bashkisë së Lushnjës si i lidhur këmbë e kokë me krimin! sb

Përshendetje dr

Po ju shkruaj për tu lutur me shume qe ju dhe partia demokratike te hetoj #URGJENTISHT për kryetarin e bashkisë Lushnje sepse ne do hetoni ai dal me keq i lidhur me krimin se Kajmaku me shoke. Veç te hetoni kush e zotëron sot tregun e fruta perimeve dhe kush me merr tenderat në Lushnje dalin pisllëqet e tjera. Tushe ska asnjë ndryshim nga Edi merr “viz” dhe behet lesh me alkool cdo nate. Klm

Përshëndetje Doktor!!! Ngjarja qe ndodhi sot ne Lushnje është krejtësisht e zbardhur, janë prishjet e pazareve midis Z.Tushe dhe Gëzim Saracit. Ne fillimet e tij kur ishte deputet dhe kandidoj për bashki Gëzim Saraçi ishte financuesi kryesor i kryetarit te bashkisë së bashku me vëllain e kryetarit që erdhi nga SH.B.A. ndërsa prishja e pazareve ndodhi në vitin 2017. Kur u largua nga Gëzim Saraçi dhe u more peng nga tjetër kush….që gjithë Lushnja e di. Gjithë të mirat z.Berisha


Shtuar 4.01.2020 18:05