Qeveria miraton listën e Barnave të Rimbursueshme
Këshilli i Ministrave miratoi sot Listën e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2013. Kjo listë përmban 420 principe aktive dhe 1020 barna të tjera alternative.

”Lista e barnave është e përgatitur me përkushtim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor dhe është një kënaqësi e madhe për mua të informoj qytetarët shqiptarë që kjo listë që ne miratojmë është një nga më të plotat që eksiziton. Kjo listë përmban principe aktive 420, kurse si barna alternative janë 1020 barna të tjera”, tha kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë.


Sipas kreut të qeveris kostoja e LBR në vitin 2005 ka qenë 3.2 miliardë lekë, sot është 8.3 miliardë lekë. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2013, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori