Sulmohet bosi i drogës në Elbasan
Qeveria miraton kontratën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit
Pëlqej
Ditën e sotme është miratuar kontrata për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e RrugësArbrit, kontratë e firmosur në 5 shkurt 2018 midis ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanisë Gjoka.sh.a.

Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit që Ministrave, që mbahet çdo të mërkurë.

Kontrata “Për Përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e RrugësArbrit” ështe e tipit koncensionar.

Sipas kontratës, Rruga e Arbrit do të kushtojë 240 milionë euro dhe shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare.

Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit”.

Kontrata e koncesionit me objekt përmirësim, ndërtim, operim dhe mirëmbajtje, u firmos nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Gentian Keri dhe Presidenti i kompanisë “Gjoka Konstruksion”, Rrok Gjoka. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2018, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori