Qeveria miraton buxhetin për censusin e popullsisë
Qeveria hap arkën e buxhetit të shtetit për censusin e regjistrimit të popullsisë. Kështu në mbledhjen e fundit, qeveria vendos në dispozicion të censususit të popullsisë 78 milion lekë të reja të cilat do të përdoren gjatë këtij projekti.

Me një vendim të posaçëm Këshilli i ministrave ka vendosur, që Institutitit të Statistikave ti shtohet fondi me shumën 47 100 000 për shpenzime operative, si dhe fondi me shumën 31 000 000 lekë, për organizimin dhe zbatimin e projektit të censusit të përgjithshëm të popullsisë dhe banesave.

Vendimi i cili u ka kaluar në mbledhjen e fundit të qeverisë ndërmerret për të përshpejtuar dhe finalizuar brenda afateve censusisin e parashikuar të nisë në vjeshtën e këtij viti. Ndërkaq në të njëjtën mbledhje kabineti qeveritar ka miratuar ndryshimin e listave të ish të përndjekurve politikë të regjimit komunist.

Sipas vendimit të publikuar në faqen elektronike të Këshillit të Ministrave thuhet se me këtë vendim bëhen korrigjimet e gabimeve për 16 vendime të mëparshme dhe që janë me karakter material në të dhënat që përmbajnë numrin e dosjes dhe të gjeneraliteteve të ish - të dënuarve politikë që kanë përfituar dëmshpërblim financiar nëpërmjet këtyre akteve.

Po ashtu me vendim qeverie parashikohet tashmë që institucionet e arsimit të lartë jo publik të hapin programet e studimit të doktoratës, si edhe kushtet, që duhet të plotësojë studenti për marrjen e diplomës për gradën shkencore "doctor".
Shtuar më 19/08/2011, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori