Më në fund
qeveria shqiptare ka marrë masa ndaj
opozitës e cila shfrytëzon cdo mënyrë për ta nxjerrë Shqipërinë si një shtet kriminal para Bashkimit Evropian. Madje ka ndodhur që vetë eurodeputetët e kanë mbrojtur Shqipërinë kundër
opozitës.
Qeveria sot përjashtoi opozitën nga përfaqësimi në takimin e Këshillit të Stabilizim
Asocimit Shqipëri-BE.
Në takimin vjetor të Këshillit të Stabilizimit
Asocimit Shqipëri-BE, që u mbajt sot në
Bruksel, Shqipëria nuk pati përfaqësim bipartizan pasi asnjë prej përfaqësuesve të
opozitës nuk kishte ftesë.
Në
Bruksel, sot ishin vetëm përfaqësuesit e qeverisë me në krye ministrin Ditmir Bushati, ndërsa kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin, Genc Pollo, i zgjedhur nga opozita, iu mohua pjesmarrja.
Edhe në zgjedhjet e para pak ditësh të partive të djathta evropiane, Lulëzim Basha nuk la pa e shfrytëzuar që Shqipëria është një shtet jo i denjë për të qenë pjesë e BE-së.
Shtuar më 14/11/2018,
ora 18:35