Memet dhe postimet në rrjete sociale prej kohësh janë kthyer në një opozitë shumë të fuqishme jo vetëm në vendin tonë, por një fenomen që ka prekur gjithë botën për shkak të impaktit të fortë që shkakton në publik.
Ama duket se në Shqipëri, qeveria pretendon të gjejë një zgjidhje për të arritur deri aty sa të ndalojë edhe këtë hapësirë ndërpersonale mes qytetarëve duke e kamufluar si pjesë të ligjit për shpifjen.
Duket se një qeveri e cila duhet të mbështesë punën e saj në seriozitet dhe probleme reale të vendit, ka kohë të hartojë të tilla ligje për memet që qarkullojnë në rrjet.
Ministria e Drejtësisë ka hartuar disa propozime për ndryshimin e Kodit
Penal në Kuvend ku parashikohet kriminalizimi i shpifjes duke përfshirë edhe postimet në rrjetet sociale.
Konkretisht
Ministria sugjeron që të dënohen me gjobë nga 50 000 deri në 1.5 milion lekë të atyre që shpërndajnë shpifje për të tjerët. Ndryshimet sapo janë hartuar dhe janë në fazë konsultimi me grupet e interesit.
“Përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti specifik të rremëdhe ofendues ndaj personitsi dhe/apo çdo informacioni tjetër të rreme, që cenojnë nderin dhe reputacionin e personit,përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijëderi në një milion e pesëqind mijë lekë dhe denimin plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj viktimes“, thuhet në pikën “a” të nenit 227 të Kodit
Penal.
Në rast se materiali i cilësuar si shpifje shpërndarhet përmes medias audio vizive apo atyre online, dënimi dyfishohet dhe krahas gazetarit dënohet edhe drejtuesi i tij apo administratori i medias.
“
Nëse vepra
penale është kryer
nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik,
nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose
nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare“, vijon pika “b” e të njëjtit nen.
Montazhi
Kodi
Penal pritet të parashikojë dënime edhe për ata që shpërndajnë montazhe në foto apo video për persona apo institucione. Ligji bëhet i aplikueshëm në rastet kur personi apo media që ka shpërndarë montazhin nuk thekson se bëhet fjalë për një montim duke e shitur atë si të vërtetë.
Dënimi është i rëndë në këtë rast dhe bëhet fjalë për një vit burg.
“Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij,
nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose
nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje
penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit“, thuhet në draftin e Ministrisë së Drejtësisë.
Në mënyrën si është hartuar ligji duket se fokusi janë memet në rrjetet sociale, të cilat janë kryesisht video apo foto të nxjerra nga konteksti dhe që shpërndahen për qëllime dëfrimi e ndonjëherë edhe për të denigruar figurën e personazheve.
Ndryshimet e propozuara në Kodin
Penal
Neni 227
Shpifja
1. Përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti specifik të rremëdhe ofendues ndaj personitsi dhe/apo çdo informacioni tjetër të rreme, që cenojnë nderin dhe reputacionin e personit,përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijëderi në një milion e pesëqind mijë lekë dhe denimin plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj viktimes.
2.
Nëse vepra
penale është kryer
nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik,
nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose
nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare.
3.
Nëse vepra
penale i drejtohet një organi politik, administrativ ose gjyqësor, ose një personi në cilësinë e përfaqësuesit të një prej këtyre organeve, ose një autoriti të përbërë që funksionon në kolegj, dënimet e parashikuara në paragrafët 1 apo 2 shtohen me 1/2.
4. Cilido që ka kryer ndonjë prej veprimeve të parashikuara në këtë nen në gjendje zemërimi nuk ka përgjegjësi
penale,
nëse kjo gjendje dhe këto veprime janë shkaktuar si pasojë e një fakti të padrejtë i të tjerëve ndaj tij dhe menjëherë pas tij.
5. Procedimi
penal fillon me kerkesen e viktimes dhe ceshtja pushohet kur ajo tërheq ankimin.
6. Kur vepra
penale e shpifjes është kryer me anë të shtypit, pergjegjesia shtrihet edhe për drejtorin administrues ose, sipas rastit, zv/drejtorin, botuesin dhe printuesin ne rastet e dijenise se tyre rreth faktit
penal.Dënimi penalshoqërohet edhe me dënimin plotësues të përgënjeshtrimit tëdeklaratës/faktit/informacionit të rremëme të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mjet sikundër është realizuar përhapja e tij, dhe detyrimin e publikimit të vendimit gjyqësor
penal nëpërmjet medias apo në komunitet.
7. Procedimi
penal nuk pengon viktimen tí drejtohet edhe gjykates civile.
Neni 238
Cënimi i imazhit të personit
1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij,
nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose
nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje
penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.
2. Ndjekja
penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 15:39