Në Tiranë, qeveria ka publikuar emrat e disa lokaleve shumë të njohura në zonën e ish Bllokut dhe jashtë kryeqytetit duke i akuzuar për shkelje tatimore.
Zëvendëskryeministri Erion Braçe njoftoi se lokalet janë gjetur me evazion fiskal dhe punë në të zezë duke vlerësuar se kanë kryer skllavëri, raporton noa.al. "Dje, grupet e organeve fiskale, kontrolluan klubet e medhaja ne kete qytet;
Loli Pop pas
kontrollit u
gjet me
shkeljen e mosdokumentimit te
transaksioneve permes kuponit
tatimor si dhe me dy punetore ne te zeze, te pa deklaruar;
The Code pas
kontrollit u
gjet me
shkeljen e perseritur te mos dokumentimit te
transaksioneve permes kuponit
tatimor si dhe nje punetor ne te zeze, te padeklaruar;
The Code per keto shkelje u mbyll dhe punonjesit e organeve fiskale vendosen masen e bllokimit te aktivitetit;
Cavalliero pas
kontrollit u
gjet me
shkeljen e moadokumetimit te
transaksioneve permes kuponit
tatimor dhe mori gjoben respektive sipas ligjit. Po ashtu z.Braçe njoftoi dhe mbylljen e lokalit Iluminatum tek ura e Peshkatarit.
Në vijim z.Braçe kishte këtë apel: "Kam nje thirrje per te gjithë: Bëjeni biznesin të ligjshëm. Punoni fort dhe me fature tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet.
Jepini fund punës me punëtorëtë në të zezë. Eshte krim nje skllaveri e tille! Nuk i behet me nje qenieje humane kjo, nuk do e tolerojme!
Shtuar më 20/10/2019,
ora 22:10