Qeveria mbështetje bashkive të reja për hartimin e planeve të zhvillimit
Pëlqej
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi inspektoi sot punimet për sistemimin e trotuareve të Bashkisë Maliq ku bëri me dije se në vitin 2014 qeveria e dyfishoi fondin në dispozicion të Fondit për Zhvillimin e Rajoneve duke mbështetur në total 73 projekte urbanizimi dhe rikualifikimi urban, që kanë si qëllim parësor nxitjen e zhvillimit në zonat periferike dhe ato me potencial turistik.

“Është iniciativa e pushtetit lokal por qeveria shqiptare nuk do të rri pa marrë rolin dhe përgjegjësitë e veta. Ne do të mbështesim edhe me kapacitete, me ekspertizë por edhe me fonde përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe FonditZhvillimit të Rajoneve, që tani janë duke u riformatuar, do të mbështesim bashkitë e reja për të hartuar në një kohë sa më të shpejtë planet e tyre strategjike të zhvillimit”, tha Peleshi.

Zëvendëskryeministri nënvizoi rendësinë e projekteve të FZHR në ndihmë të bashkive, por u ndal edhe tek ndikimi pozitiv qe do të ketë Reforma Territoriale - Administrative në rritjen e kapaciteteve financiare të bashkive të reja që do të krijohen.
Shtuar më 20/08/2014, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori