Qeveria liberalizon tregun e energjisë
Projektligji për liberalizimin e tregut të energjisë në vend është gati.
Ministria e Energjetikes ka gati draftin ku, është përcaktuar që, përveç Klientëve Tariforë, që furnizohen me energji elektrike me çmime të rregulluara nga Enti Rregullator i Energjisë, të operojnë edhe Klientët e Kualifikuar, të cilët furnizohen me energji elektrike nga tregu i parregulluar.

Këta të fundit ose mund të futen në tregun e lirë vet, ose mund të furnizohen nëpërmjet Furnizuesve të Kualifikuar.

Edhe ata pak klientë të kualifikuar, të cilët vepronin në treg përpara një viti, janë kthyer në klientë tariforë, që furnizohen nga ÇEZ Shpërndarje sh.a. me energjinë elektrike të prodhuar apo te siguruar nga KESH sh.a.

Kalimi i Klientëve të Kualifikuar, në Klientë Tarifor është vërejtur edhe tek konsumatorët shumë të mëdhenj të energjisë elektrike ose të lidhur në tension të lartë, kryesisht të industrisë minerare dhe asaj të prodhimit të çimentos.

Ky fenomen shoqërohet edhe me transferimin e marrëdhënieve të tyre tregtare, kështu që ata po furnizohen direkt nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes/CEZ Shpërndarje sh.a. me energjinë elektrike, që KESH sh.a. i furnizon kësaj shoqërie për plotësimin e nevojave të klientëve tariforë me tarifat përkatëse të rregulluara.
Por, kjo ka sjellë një rritje shumë të madhe të kërkesës për energji elektrike, e cila u vërejt gjatë vitit 2011 dhe parashikohet të jetë akoma më e lartë për vitin 2012.
Shtuar më 03/10/2011, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori