Qeveria konfirmon Hervin Çulin si drejtor të Teatrit Kombëtar
Hervin Çuli do të drejtojë edhe për katër vite të tjera Teatrin Kombëtar. Mësohet se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Në garën për postin e drejtoritTeatrit Kombëtar, krahas Çulit, ishin në garë edhe Ema Andrea, Genc Fuga dhe Laert Vasilin.

Zgjedhja e drejtoritTeatrit Kombëtar vjen në momentin kur po aktorët dhe artistët prej disa javësh kundërshtojnë vendimin që parashikon shembjen e godinësTeatrit. Çuli ishte një prej emrave i cili mbështet idenë e shembjes së godinësTeatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2018, ora 18:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori