Qeveria jep 234 mijë $ për festimet e 70-vjetorit të Çlirimit
Pëlqej
Për organizimin e festimeve të 70-vjetorit të Çlirimit do të përdoret një fond prej 23 466 000 lekësh. Fondet i kanë shkuar përkatësisht Ministrisë së Mbrojtjes me 10 milionë lekë, që do të përdoren për prodhimin e medaljeve përkujtimore dhe organizimin e ceremonisë ushtarake për 70- vjetorin. Ministrisë së Mirëqenies Sociale i është alookuar një fond prej 5 milionë lekësh, që do të përdoret për organizimin e koncerti me rastin e përvjetorit të Konferencës së Pezës. Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë 1 milion lekë shtesë, që do të përdoret në realizimin e ceremonisë ushtarake me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit.

“Ministrisë së Kulturës, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, në programin ‘Arti dhe kultura’, zëri ‘shpenzime korrente’, t’i shtohet fondi prej 5 300 000 (pesë milionë e treqind mijë) lekësh, për organizimin e ekspozitës “Shqipëria 70 vjet imazhe, 1944-2014”. Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Arkivit Qendror të Shtetit, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, në programin “Planifikim, menaxhim, administrim”, zërit ‘shpenzime korrente’ t’i shtohet fondi prej 2 100 000 (dy milionë e njëqind mijë) lekësh për realizimin e albumit fotografik me fotografi nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Më tej në vendim theksohet se efektet financiare prej 23 466 000 lekësh (njëzet e tre milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë), që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi i kontingjencës, i miratuarbuxhetin e vitit 2014.
Shtuar më 16/08/2014, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori