Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi njoftoi sot nënshkrimin e një marrëveshje me qeverinë
italiane për reformën administrative- territoriale me vlerë 800 mijë
euro.
“U nënshkrua sot marrëveshja me
qeverine italiane për reformën administrativo-territoriale. 800 mijë
euro i shtohen fondit të përbashkët të donatoreve për fazën e zbatimit te reformës. Partnerët ndërkombëtarë, USAID, UNDP,
qeveria suedeze dhe ajo zvicerane, rikonfirmojnë mbështetjen e tyre që brenda një kohe sa më të shkurtër të krijojmë njësi vendore, të cilat do të fokusohen në misionin e tyre, shërbime cilësore dhe efikase për çdo shqiptar”, shkruan ministri Çuçi në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014,
ora 14:52