“Buzëqesh” Ancelotti, nuk ka dëmtim serioz për Alaba

 David Alaba nuk është dëmtuar rëndë. Qendërmbrojtësi kërkoi ndryshimin e Sherifit për disa shqetësime në gjurin e tij të majtë që Ancelotti zbuloi se ishte një ndrydhje e lehtë.

Lojtari i është nënshtruar testeve mjekësore mëngjesin e sotëm për të ditur gjendjen reale të gjurit dhe është konfirmuar se Alaba ka një ndrydhje të lehtë në gju që nuk prek ligamentet.

Në parim, mbrojtësi nuk përjashtohet për duelin e kësaj të diele kundër Sevillas në Bernabéu, por gjithçka tregon se Ancelotti do t’i japë pushim për të mos e detyruar dhe se është gati për ndeshjet e radhës se Real Marid duhet të luajë në një finale shumë të vështirë të vitit për bardhezinjtë. /albeu.com


Shtuar 26.11.2021 14:28