Pas protestave të studentëve, Qeveria ka zyrtarizuar sot heqjen e mesatares në aplikimet për
studimet e
ciklit të dytë Universitare për masterat profesionalë dhe shkencorë.
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur që këtë kompetencë tua delegojë vetë Universiteteve.
Pra studentët do përzgjidhen në bazë të kritereve të vendosura nga vetë Universitetet. Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave përcaktoi edhe kuotat për masterat.
Ndërkaq qeveria ka ndryshuar edhe rregullat për përfitimin e bursës për nxënësit që ndjekin
studimet në
institucionet arsimore publike dhe studentët që ndjekin një program studimi të
ciklit të parë, me kohë të plotë, në
institucionet arsimore publike.
Në VKM janë publikuar kriteret dhe kushtet për ata që mund të përfitojnë bursë dhe përfitime të tjera, të parashikuara në këtë vendim.
Kështu me vendim qeverie, KM vendosi që: “Studentët, që ndiqnin
studimet në
institucionet private të
arsimit të lartë, të cilave u është hequr licenca, mund të transferojnë
studimet e tyre në
institucionet publike të
arsimit të lartë në një program studimi të njëjtë apo të ngjashëm me atë që ndiqnin në
institucionet nga ku transferohen”.
Ndërkaq kuotat e pranimit në
institucionet publike të
arsimit të lartë, në vitin akademik 2014 – 2015, për transferimin e studimeve nga
institucionet private të
arsimit të lartë, të cilave u është hequr licenca, janë të ndara, si më poshtë vijon:
a) Kuota për transferim në
programet e studimit të
ciklit të parë dhe
programet e integruara të
ciklit të dytë 2 800;
b) Kuota për transferim në
programet e studimit të
ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo
“Master i Arteve të Bukura” 281;
c) Kuota për transferim në
programet e studimit të
ciklit të dytë “Master Profesional” 162;
3. Kuotat e përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, shpërndahen sipas tabelave nr.1, nr.2 dhe nr.3, përkatësisht, për
programet e studimeve të
ciklit të parë,
programet e integruara të studimeve të
ciklit të dytë dhe
programet e studimeve të
ciklit të dytë, me kohë të plotë, bashkëlidhur këtij vendimi.
4. Tarifa vjetore e shkollimit përcaktohet në tabelat nr.1, nr.2 dhe nr.3, bashkëlidhur këtij vendimi.
5. Pagesa e tarifës për të gjitha
programet e studimit bëhet me këste të përcaktuara nga institucioni publik i
arsimit të lartë. Kësti i parë parashikon pagesën në masën 30% të tarifës totale dhe paguhet menjëherë me regjistrimin e studentit në programin përkatës të studimit.
6. Studentët e huaj transferojnë
studimet pas plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore për ndjekjen e studimeve në Republikën e Shqipërisë, të cilat bëhen publike pranë institucionit të
arsimit të lartë ku kërkojnë të transferojnë
studimet.
Shtuar më 29/10/2014,
ora 21:00