Qeveria “harron” shpërblimin për bebet, prej qershorit 2.3 milionë euro ende të pashpërndara
Prindër, të cilët kanë sjellë në jetë ankohen se
Ministria e
Brendshme i bllokon vazhdimisht fondet për shpërblimin e bebeve.
Shpërblimi i
bebes që sipas ligjit jepet nga
Ministria e
Brendshme në momentin kur prindi regjistron fëmijën në zyrat e gjendjes civile, në fakt zvarritet prej vitesh.
Deri në qershor të këtij viti
qeveria kishte ende rreth 293 milionë lekë, apo 2.3 milionë euro detyrime të pashlyera në zërin e shpërblimeve të bebeve që kanë lindur.
Shpërblimi i
bebes së porsa lindur, në vlerën e 5 mijë lekëve është e përcaktuar me ligj.
Qytetarët thanë për TCH se
Ministria e
Brendshme e shkel vazhdimisht këtë detyrim.
Në janar të vitit 2019 ka nisur të jepet bonusi i
bebes të porsalindur nga
Ministria e Shëndetësisë, por ky shpërblim nuk ka lidhje me atë që duhet të japë
Ministria e
Brendshme.
Shtuar më 24/10/2019,
ora 16:50