Qeveria hap 1082 vende të reja pune, ja profesionet që kërkohen
Në mbledhjen e radhës së qeverisë, u miratua vendimi për hapjen e 1082 vendeve të reja të punës në administratën shtetërore.
Por zbuloni cilat janë vendet e lira të punës dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.

1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2017 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1 082, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 10;

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 85;

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 312;

ç) Për kategorinë ekzekutive 675.

2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë:

Shkenca juridike;
Shkenca kompjuterike;
– Audit i brendshëm;
Shkenca ekonomike;
Shkenca ekonomike/juridike;
Shkenca shoqërore;
Shkenca sociale;
– Histori-filologji;
– Veterinari;
– Agronomi;
Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
– Kimi;
Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
Shkenca inxhinierike;
– Arkitekturë;
– Arkeologji dhe restaurime;
– Artet e bukura;
– Gjeodezi;
Shkenca ekzakte;
Shkenca edukimi;
– Mësuesi;
– Arsim i lartë ushtarak/policor;
– Arsim i lartë.

3. Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2017, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

4. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi./albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori