Qeveria greke distancohet nga Ksera
Albeu.com
Një prefekt nuk mund të ndryshojë kufijtë e shteteve. Është ky reagimi i Athinës zyrtare pak ditë pas qëndrimit publik të Prefektit të Gjirokastrës Spiro Ksera, në mbrojtje të kauzës së Vorio-Epirit.Qeveria greke nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Jorgos Kumucakos, është distancuar kësisoj zyrtarisht nga deklaratat e Kserës dhe parullat antishqiptare të hedhura në 18 maj në Konicë, në përkujtim të Protokollit të Korfuzit.

Në një konferencë të djeshme për shtyp, i pyetur nga media lidhur me këtë tubim e qëndrimet e shprehura aty nga Prefekti i Gjirokastrës, Kumucakos deklaroi se “ nëse ai ka thënë diçka të tillë, në çfarëdo ngjarje përkujtimore, kjo nuk ka aspak lidhje me perceptimin grek të marrëdhënieve dypalëshe dhe fqinjësisë së mirë. E përsëris, që nuk ka asnjë lidhje”, - sqaroi ai, njofton në një artikull të saj “Gazeta Shqiptare”.

Sa i përket tubimit antishqiptar të 18 majit në Konicë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë tha se ai nuk kishte asnjë informacion për këtë ngjarje, për të cilën shtoi se jo vetëm ai, por as opinioni i përgjithshëm grek nuk kishte dijeni.
Synimi për Vorio - Epirin është një strategji afatgjatë antishqiptare. Qëllimi është përgatitja e kushteve për aneksimin e Shqipërisë së Jugut apo Vorio- Epirit, siç e quajnë grekët. (INA)
Shtuar më 30/05/2008, ora 15:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori