Qeveria, fond banesash disa objekte shtetërore
Kryeministri Berisha firmos vendimin e Këshillit te Ministrave për kalimin në fond banesash të një numri objektesh shtetërore industriale, perkatesisht ne ish Kombinatin e Autotraktorëve, Uzinën e Foder–Mek në Shkozë, ish Kombinatin e Tekstileve te Pambukta si dhe ish Uzinën Dinamo e Re, ne Tiranë.



Sipas njoftimit te kryeministrise, me kete vendim Keshilli i Ministrave u kalon këto objekte në pronësi dhe pa kundërshpërblim, pra falas, me shume se 500 familjeve, të cilat janë strehuar në këto godina prej rreth 20 vitesh.
Shtuar më 26/04/2013, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori