Qeveria e re, Braçe thumbon Ramën për dy ministret e përjashtuara
Kryeministri Edi Rama vetëm 3 ditë më parë prezantoi qeverinë e re.

Ndryshe nga qeveria e kaluar, Rama futi në kabinet emra të rinj duke spostuar ministrat e qeverisë së kaluar.

Deputeti Erion Braçe ka komentuar këtë lëvizje të Ramës.

Në mënyrë të drejtëpërdrejtë Braçe shpreh falenderime dhe vlerësime maksimale për dy ministret e Ramës që ngelën jashtë qeverisë, Kodheli dhe Gjermeni.

Postimi i Braçes

Flete Vleresimet ne anglisht, dje,
per ministren Mimi Kodheli e ministren Eglantina Gjermeni, te merituara,

ne shqip ngjajne si Flete Rrufe!

Natyrisht,

asfare per dy zonjat!

Njeheresh,

me sjellin ne mendje faktin se,

vleresimi institucional per punen, rezultatet,

vleresimi po i tille per bashkepunimin,

eshte nje kulture qe urrehet ne kete vend!

Por ne fakt eshte edhe qytetari;

Njerezillek me shqip!

Mim, Tina, ju jam shume mirnjohes per punen,

kemi bere gjera te bukura qe kane ndryshuar shumcka, bashkerisht!
Bashke do jemi serish!! /albeu.com/

Shtuar më 30/08/2017, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori