Qeveria e re betohet sot në Presidencë
Ndërsa në Kuvend po vijojnë diskutimet për programin qeverisës, fjalën po e marrin vetëm deputetët e djathtë, çka tregon se deputetët e mazhorancës nuk do të flasin para Kuvendit, për të përmbyllur përpara orës 17:00 seancën maratonë që ka nisur prej paradites së të dielës.

Punimet e një dite më parë zgjatën rreth 15 orë dhe seanca e të dielës pritet të kulmojë me votimin e Qeverisë së re, e cila është parashikuar të betohet në Presidencë në orën 17:00.

Më pas mësohet se Partia Socialiste do të organizojë një aktivitet përpara kryeministrisë, i parashikaur të zhvillohet në orën 18:00, për të cilin nuk bëhen ende të ditura detaje të tjera. /albeu.com/

QEVERIA E RE:

1. Edi Rama, Kryeministër
2. Niko Peleshi, zëvendëskryeministër
3. Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme
4. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes
5. Saimir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme
6. Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Evropian
7. Shkëlqim Cani, ministër i Financave
8. Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
9. Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
11. Lindita Nikolli, ministre e Arsimit dhe Sportit
12. Nasip Naço, ministër i Drejtësisë
13. Mirela Kumbaro Furxhi, ministre e Kulturës
14. Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë
16. Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
17. Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë
18. Lefter Koka, ministër i Mjedisit
19. Milena Harito, ministre Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20. Bledi Çuçi, ministër Shteti për Çështjet Vendore
21. Ilirjan Celibashi, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Shtuar më 15/09/2013, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori