Qeveria e re: Arrihet marrëveshja në Mal të Zi, nuk do të tërhiqet njohja e Kosovës
Opozita në Malin e Zi ka arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë, të cilën e ka nënshkruar përpara gazetarëve e ku mes të tjerash thuhet se ekzekutivi i ri nuk do të nisë
procedurat për tërheqjen e
njohjes së pavarësinë së
Kosovës.
Marrëveshja u nënshkrua mes koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, përfaqësuar nga kryetari Zdravko Krivokapiç, lideri i koalicionit “Paqe për kombin tonë”, Aleks Beçiç dhe lideri i “E Zeza në të Bardhë”, Dritan Abazoviç.
Në konferencën e përbashkët për shtyp të tre liderëve, Krivokapiç deklaroi se nënshkrimi i saj është shenjë se rruga e zgjedhur nuk ka kthim pas.
Ata theksuan njëzëri se
qeveria e re demokratike nuk do të nisë
procedurat për tërheqjen e
njohjes së pavarësisë së
Kosovës dhe as për ndryshimin e simboleve shtetërore si flamuri, stema në uniformën ushtarake dhe himni.
Gjithashtu,
marrëveshja parashikon që
qeveria e re të miratojë ligjet në përputhje me standardet evropiane, me qëllim që të arrijë sa më shpejt anëtarësimin në BE.
Ndër të tjera, ekzekutivi do të përforcojë bashkëpunimin me NATO-n dhe do të depolitizojë institucionet qeveritare kyçe në luftimin e korrupsionit dhe krimit.
Shtuar më 09/09/2020,
ora 21:17