Qeveria e Maqedonise paraqet masat kunder krizes ekonomike
Albeu.com
Me 70 masa të reja, Qeveria do ta luftojë krizën ekonomike. Masa e parë është rebalanci i buxhetit. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratuan këto masa që parashohin zvogëlimin e buxhetit për 9 për qind ose për rreth 173 milion euro.Kryeministri Nikolla Gruevski paralajmëron kursim të madh, kështu që këtë vit nuk do të ketë rritje të rrogave në administratën publike për 10 për qind, që ishin planifikuar më herët. Nuk do të ketë edhe punësime të reja, nuk do të blihen mobilie, makina dhe pajisje. Ndërsa shpenzimet rrjedhëse do të zvogëlohen për 16 për qind. Përkohësisht do të ndërpriten edhe një pjesë e investimeve kapitale ku ka komponentë të importit. Këtë vit nuk do të realizohen blerjet e ambasadave, një pjesë e autobusëve, ndërtimi i palestrave sportive, një pjesë e stadiumit të qytetit, si dhe disa projekte në MPB dhe në Mbrojtje.
“Në pjesën e ndërtimit të rrugëve, u munduam të mos ketë asnjëfarë shkurtimi për të pasur aktivitet, i cili do ta ndihmon tërë ekonominë, kompanitë e ndërtimtarisë. Gjithashtu kjo do të thotë vazhdim i asaj që e kemi filluar dhe paralajmëruar, kurse ajo është strategjia shtatë vjeçare për projekte strategjike infrastrukturore për të cilat parashikuam se në 7 vitet e ardhshme do të arrijnë shumën deri në 8 miliard euro”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
Për këtë pjesë të investimeve kapitale në buxhet ishin planifikuar rreth 200 milion euro. Ndërkaq Gruevski theksoi se deficiti buxhetor do të mbetet në 2.8 për qind të PBV dhe se akoma nuk është sjell vendimi se a do të financohet me euro-obligacione ose me kreditim nga bankat e huaja. Aranzhim me FMN tani për tani nuk vjen parasysh. Përkohësisht do të ndërpritet edhe kreditimi i brendshëm përmes bono thesareve. Masa e dytë për të luftuar krizën do të jetë kreditimi i drejtpërdrejtë i ekonomisë.
“Është arritur marrëveshje për linje kreditore nga Banka Investuese Evropiane në shumë prej 100 milion euro për përkrahjen e kompanive të vogla dhe të mesme. Edhe së paku 50 deri 100 milion euro shtesë presim të jenë të siguruara nga bankat komerciale, nga mjetet e tyre personale siç është bashkë financimi”, shtoi Gruevski.
Nga këta 70 milion euro, 35 milion janë nga Banka e Maqedonisë për Përkrahje dhe Zhvillim, ndërsa pjesa tjetër janë nga bankat komerciale. Këto mjete do të dedikohen për kredi afatgjate për financimin e projekteve të biznesit. Të hollat do të kthehen për 5 vjet me kamatë deri në 6 për qind dhe grejs periudhë prej 1 viti. 90 milion prej të cilëve 45 nga shteti, do të caktohen për kredi afatshkurta të dedikuara për mjete qarkulluese. Afati i kthimit të të hollave do të jetë 1 vit me kamatë deri 6 për qind. shfrytëzues të të dy linjave kreditore do të jenë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. 20 milion euro tjera të kredisë do të shfrytëzohen për subvencionimin e kamatave të kredive për mjetet qarkulluese dhe për garantët. Me rebalancin e ri të buxhetit rritja e PBV për këtë vit planifikohet të jetë 1 % ndërsa edhe inflacioni do të jetë rreth 1 %. Qeveria vendosi që të ndërpritet ndihma për fëmijën e 2 dhe të 4, ndërsa për fëmijën e ndihma vazhdon, por do të vlejë për mbarë territorin e vendit. (alsat)
Shtuar më 22/04/2009, ora 05:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori