Qeveria e Maqedonisë nuk ka ndërmend të caktojë regjim vizash për qytetarët e Kosovës
Pëlqej
Albeu.com
Për Qeverinë maqedonase kjo çështje është e mbyllur dhe se për të gjitha çështjet e hapura do të zgjidhen nëpërmjet komunikimit me UNMIK-un dhe me Qeverinë e Kosovës.Kështu ka njoftuar kabineti i Kryeministrit maqedonas Vllado Buçkovski pas mbledhjes së djeshme të Qeverisë. Në komunikatë theksohet se Rregullorja e UNMIK-ut nuk është regjim vizash, por masë e orientuar vetëm për një numër të vogël njërëzish që e kanosin sigurinë e Kosovës dhe që UNMIK-u të jetë kornizë juridike për ballafaqimin me këtë njerëz. Qeveria maqedonase me këtë rast po ashtu ka propozuar që në bisedimet e ardhshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë me UNMIK-un të inicohet përgatitja e listës së personave të involvuar në krimin e organizuar me qëllim të zbatimit të përbashkët të masave të rrepta në luftën rajonale kundër krimit të organizuar. qik
Shtuar më 06/05/2005, ora 15:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori