Qeveria e Maqedonise mohon akuzat e PDSH-se
Albeu.com
Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit përgënjeshtron deklaratën e djeshme të nënkryetarit të PDSH-së, Iljza Halimi lidhur me pqrfaqësimin e shqiptarëve në administratë dhe institucionet tjera shtetërore. Sipas Raportit të Agjencisë për nëpunës shtetëror dhe Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimi është si vijon: Në Ministrinë e Financave përfaqësimi i shqiptarëve është 11,31 për qind dhe jo 6.04 për qind, siç pretendon PDSH-ja, në Parlament përfaqësimi i shqiptarëve është 18.52 për qind dhe jo 8.66 për qind. Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve është 18, 00 për qind dhe jo 11.20 për qind, siç deklaroi dje PDSH-ja, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Sipas saj, Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit e ndjek implementimin e këtij dokumenti, përfshirë këtu edhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat sepse implementimi i Marrëveshjes së Ohrit është shumë me rëndësi për vendin dhe integrimin në strukturat euro-atlantike. Gjithashtu, Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit njofton se me rastin e shënimit të 8 vjetorit të nënshkrimit të marrëvëshjes do të publikoj një Analizë për zbatimin e deritanishëm të marrëveshjes së Ohrit.
Shtuar më 07/08/2009, ora 02:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori