Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Qeveria e Maqedonisë s'ndryshon qëndrim rreth statusit, plani i Ahtisarit më i miri
Albeu.com
“Qëndrimi i Qeverisë rreth bisedimeve për statusin e Kosovës është i pandryshuar. Ne mbështesim çdo zgjidhje të arritur midis Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Ivica Bocevski.Qeveria e Maqedonisë ka thënë se qëndrimi i saj lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës mbetet i pandryshuar. “Qëndrimi i Qeverisë rreth bisedimeve për statusin e Kosovës është i pandryshuar. Ne mbështesim çdo zgjidhje të arritur midis Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Ivica Bocevski. Ai ka thënë se zgjidhja e statusit të Kosovës nuk duhet të ketë reperkusione në sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë. Autoritetet qeveritare dhe disa parti politike maqedonase janë shprehur pro pavarësisë së Kosovës. Ky qëndrim është shprehur edhe në takimin e fundit të kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski me kryeministrin e Kosovës, Agim Çekun, në Shkup.
Shtuar më 17/08/2007, ora 09:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori