Qeveria e Kosovës thotë se decentralizimi mund të fillojë nga mesi i javës së ardhshme
Albeu.com
Në fundjavën e kaluar Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi kishte shprehur shqetësime se vonesat me fillimin e procesit të decentralizimit kanë filluar t'i zemrojnë disa nga qendrat e rëndësishme evropiane.Mirëpo, zëdhënësi i tij Daut Dauti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës megjithatë ka arritur t'i bëjë përgatitjet e domosdoshme, që procesi i decentralizimit të fillojë nga mesi i kësaj jave. Procesi i decentralizimit në Kosovë do të zbatohet nëpërmjet pilotë-komunave. Bëhet fjala për Graçanicën, e cila si njësi komunale do të hyjë në kufijtë kadastralë që ka. Kjo fazë e decentralizimit parasheh pesë pilotë-projekte, ky janë përcaktuar dy komuna të reja me shumicë shqiptare, dy të tjera me shumicë serbe dhe një tjetër me shumicë turke. QIK
Shtuar më 18/07/2005, ora 14:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori