Qeveria e Kosoves reagon per demtimin e varrezes se qytetares serbe
Albeu.com
Qeveria e Republikës së Kosovës me shqetësim të madh mori lajmin për aktin e shëmtuar dhe qyqar të dëmtimit të varrit të qytetares së ndjerë kosovare, me përkatësi etnike serbe, Zhivka Jovanoviq, në varrezat e qytetit ...... të Gjilanit, thuhet në komunatën e lëshuar nga Zyra qeveritare për komunikim me publikun “Qeveria e dënon fuqishëm këtë akt të rëndë dhe e cilëson atë si akt vandal dhe kriminal që e dëmton frymën bashkëpunuese dhe bashkëjetesën mes komuniteteve në Kosovë. Qeveria fton organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që ky akt i rëndë të zbardhet dhe shkaktarët e tij të gjenden para drejtësisë dhe të marrin verdiktin e merituar. Qeveria rithekson edhe njëherë të gjitha angazhimet e saj për respektimin afirmativ të të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë, me theks të veçantë të komunitetit serb, të drejta këto të garantuara me Kushtetutën dhe me të gjitha Ligjet e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë dhe shtohet se “ky akt nuk duhet lejuar kurrsesi të keqpërdoret nga askush për qëllime të ulëta politike”.
Shtuar më 20/02/2010, ora 15:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori