Qeveria e Kosoves pret lirimin e Agim Cekut
Albeu.com
Qeveria kosovare pret që autoritetet bullgare të lirojnë shumë shpejt ish-kryeministrin Agim Çeku, i ndaluar dje në Bullgari mbi bazën e një mandatarresti ndërkombëtar nga Serbia, njoftoi sot një drejtues kosovar. "Menjëherë pasi mori vesh lajmin për ndalimin e ish-kryeministrit Çeku, qeveria mori kontakt me autoritetet bullgare", u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë kosovare, Memli Krasniqi.
"Ne jemi në kontakt gjatë gjithë kohës (...) dhe mendojmë se situata do të sqarohet shpejt dhe se Çeku do të lirohet shumë shpejt", saktësoi ai.
Agim Çeku, 48 vjeç do të qëndrojë nën mbikëqyrje deri të shtunën. Një gjykatë pritet të vendosë atëherë nëse do ta mbajë në paraburgim apo do ta ekstradojë drejt Serbisë, njoftuan autoritetet bullgare.
Ministria serbe e Drejtësisë kërkoi zyrtarisht ekstradimin e tij.
Ai akuzohet veçanërisht nga drejtësia serbe se ka kryer krime lufte gjatë kohës që drejtonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në momentin e konfliktit 1998-1999.
Qeveria kosovare e ka akuzuar Serbinë se po nxjerr mandatarreste me motive politike kundër shqiptarëve të Kosovës.
Shtuar më 24/06/2009, ora 22:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori