Qeveria e Kosoves merr vendimin per ndertimin e kater ambasadave
Albeu.com
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndërtimin e objekteve të ambasadave në Washington, Bruksel, Londër dhe Paris. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, ka thënë se është i domosdoshme ndërtimi i këtyre ...... ambasadave për shkak të rëndësisë së madhe që kanë këto vende për diplomacinë kosovare.

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Thaçi duke folur për raportet e auditimit është mburrur se abuzimi me paranë publike ka qenë në nivelin zero. Ai i ka porositur ministrat e tij që të marrin parasysh rekomandimet e auditorit për vitin 208.

Qeveria ka ndarë edhe 20 mijë euro për familjet Aliu e Ahmeti, të cilat humbën fëmijët dy ditë më parë. /ktv/
Shtuar më 11/08/2009, ora 00:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori