Qeveria e Kosoves kunder misionit të OKB-së
Albeu.com
Nuk ka vend për një mision të ri faktmbledhës të OKB-së, në Kosovë. Ky eshte qendrimi i qeverise kosovare, i bere i ditur nga zedhenesja Ulpiana Lama, ne lidhje me viziten e ambasadoreve te Keshillit te Sigurimit ne Kosove me qellim njohjen nga afer te situates aty.Deklarata eshte bere nga zedhenesja e qeverise kosovare pas nje takimi te zhvilluar mes kreut te kabinetit kosovar, Agim Ceku me shefat e zyrave diplomatike në Prishtinë.

Nuk ka vend për një mision të ri faktmbledhës të OKB-së, në Kosovë. Ky eshte qendrimi i qeverise kosovare, i bere i ditur nga zedhenesja Ulpiana Lama, ne lidhje me viziten e ambasadoreve te Keshillit te Sigurimit ne Kosove me qellim njohjen nga afer te situates aty. Lama shprehu bindjen se mision i KS vetëm se do të rikonfirmojë progresin në Kosovë.

Deklarata e zedheneses se qeverise kosovare vjen pas nje takimi te zhvilluar mes kreut te kabinetit kosovar, Agim Ceku me shefat e zyrave diplomatike në Prishtinë. Keta te fundit i kane konfirmuar kryeministrit Ceku dhe ministrave te tij mbështetjen e tyre për të kaluar me sukses periudhën e tranzicionit.

Nga ana tjeter zëdhënësja Lama beri me dije se kryeministri kosovar i ka njoftuar diplomatët me angazhimin e qeverisë për t’u përballur me periudhën 120 ditore gjatë së cilës është parashikuar një transferte e plotë e kompetencave në institucionet e Kosovës. rtk/news24/albeu
Shtuar më 10/04/2007, ora 16:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori