Qeveria e Kosoves jep 4OO mije euro ndihme per kapercimin e gjendjes ne SHBA
Albeu.com
Kryeministri Bajram Kosumi, shprehu sot ne mbledhjen e kabinetit qeveritar shqetesimin e tij per semundjen e Presidentit Ibrahim Rugova si dhe keqardhje per demet qe ka shkaktuar uragani katastrofik ne disa shtete te SHBA duke premtuar 400 mije euro ndihme.Kryeministri Bajram Kosumi, shprehu sot ne mbledhjen e kabinetit qeveritar shqetesimin e tij per semundjen e Presidentit Ibrahim Rugova me deshirat me te mira qe te sherohet sa me shpejt. "Deshirojme qe Presidenti te sherohet sa me shpejt dhe t'i kthehet proceseve me te rendesishme per Kosoven", tha Kosumi para mediave. Kryeministri theksoi se Presidenti Rugova eshte njeri nga gjeneratoret me te medhenj te pavaresise se Kosoves dhe tejet i rendesishem ne keto momente perfshirese politike drejt statusit perfundimtar te Kosoves.

Po ashtu sot qeveria e Kosoves ka shprehur keqardhje per demet qe ka shkaktuar uragani katastrofik ne disa shtete te SHBA. Ai tha me tej se qeveria qe ai drejton ka vendosur te jape 4OO mije euro si ndihme per kapercimin e gjendjes se rende ne viset e goditura. Kosumi tha se kjo eshte nje shume simbolike, por Kosova nuk do ta harroje kurre ndihmen qe kane dhene SHBA per Kosoven.

Ne lidhje me nivelizimin e pagave kryeministri Kosumi tha se "ky proces do te vazhdoje dhe se punetoret e administrates duhet ta kuptojne ceshtjen e nivelizimit. Per kete qellim qeveria do te formoje nje grup punues qe do te kujdeset dhe do te monitoroje implementimin e nivelizimit ne te gjitha organizata buxhetore. Qeveria ka diskutuar sot edhe per fillimin e vitit te ri shkollor, si dhe rreth pergatitjeve per regjsitrimin e popullsise.
Shtuar më 07/09/2005, ora 00:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori